Korçë/ 60 vjeçari sulmohet me mjete të forta nga fqinji i tij, përfundon në spital

Një 60 vjeçar në Korçë ka mbetur i plagosur pasi është goditur me mjet të fortë. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen nr 15 të qytetit.

Sipas policisë, 60 vjeçari është sulmuar befasisht me mjet të fortë në krah teksa po rrinte në lulishte, nga një fqinj i tij.

I dëmtuari është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në spital ndërsa policia po vijon hetimet për të identifikuar autorin e plagosjes./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com