“Kontribut për paqen e zhvillimin e njerëzimit”

Ky ishte lajtmotivi i asaj që u theksua të hënën në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, në pritjen për të kremtuar 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës (RPK).

Në Kinë kanë ndodhur ndryshime të mëdha dhe përtëritja e kombit kinez ka hyrë në një proces historik të pakthyeshëm.

“Në epokën e re, populli kinez do të japë kontribute të reja më të mëdha për kauzën e paqes dhe të zhvillimit të njerëzimit- u tha në fjalën përshëndetëse të presidentit kinez Xi Jinping

Xi theksoi më tej se njerëzimi bashkëjeton në të njëjtin planet Tokë dhe popujt e të gjitha vendeve ndajnë një fat të përbashkët.

“Është e nevojshme që të çojmë përpara vlerat e përbashkëta të të gjithë njerëzimit, për të mbrojtur një botë të barabartë e të rregullt shumëpolare dhe një globalizim ekonomik nga i cili përfitojnë të gjithë” tha ai.

Veprimtari të shumta janë organizuar në të gjithë vendin me rastin e kësaj feste!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com