“Kontribuoni në anëtarësimin në BE”, Rama thirrje qytetarëve: Bëhuni pjesë e “Team Albania”

Kryeministri i vendit Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë, që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e misionit diplomatik në Bruksel.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë fton qytetarët që të kontribuojnë në anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“MISIONI YNË DIPLOMATIK NË BRUKSEL HAP DYERT për çdo shqiptar e shqiptare, brenda apo jashtë vendit, që ka pasionin patriotik, ambicien profesionale dhe aftësinë për t’u bërë pjesë e #TeamALBANIA në kryeqytetin e Europës, e për të kontribuar atje në anëtarësimin e SHQIPËRISË2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

Linku ku mund të aplikoni: KETU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com