Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet 46-vjeçari, i kishte fshehur në…

Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra nga Shqipëria në Kosovë.

Policia ka vënë në pranga në Qafë Prush një 46-vjeçar, i cili merrej me transportin e mallrave kontrabandë. Ai i kishte ngarkuar produktet në një kamionçinë dhe po përpiqej t’i fuste në Kosovë.

“Qafë Prush/Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra nga Shqipëria në Kosovë, nëpërmjet kufirit të gjelbërt.

Vihet në pranga shtetasi që transportonte mallrat, si dhe i sekuestrohen mallrat dhe automjeti.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Prush, në bazë të analizës së riskut, kanë vijuar kontrollet për të konstatuar dhe goditur paligjshmëritë në këtë pikë kufitare. Në këtë kuadër, janë kryer kontrolle në automjetin kamionçinë me drejtues shtetasin B. Gj.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën mallra ushqimore pa dokumentacion, të cilat po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, nëpërmjet kufirit të gjelbërt.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, Seksioni për Hetimin e Krimeve në DVKM Kukës arrestoi në flagrancë shtetasin B. Gj., 46 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com