Konflikti me nusen nisi 7 vite më parë, ja kush është Natasha që u arrestua

Më 19 Mars 2017, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” të emisionit E Diela Shqiptare, u bë i njohur për publikun rasti i një nëne në prag divorci. “Forca ime është im bir”, kështu u shpreh Englantina para se të niste rrëfimin e dhimbshëm që lidhej me djalin e saj të mitur.

Siç deklaroi nëna nga Kuçova në atë kohë, vjehrra e saj dhe i shoqi nuk e lejonin të takonte djalin. Për ta bërë akoma më të qartë historinë, duke marrë versionet e të dyja palëve, Englantina pati një përballje televizive me Natashën një javë më vonë (26 Mars 2017).

E vërteta e Natasha Rombulës ishte krejt e ndryshme. Sipas 67-vjeçares, nusja e saj nuk ishte e zonja të kujdesej për nipin dhe se vetëm gjykata do jepte vendimin final për fëmijën”.

Unë nuk ia lë se ajo është e papërgjegjshme. Vetë mamaja e Eglës më ka thënë se nuk ka besim tek ajo as për të larë e për të shpërlarë, për të hekurosur, si mund të kem unë besim për t’i lënë nipin tim?” shprehej e revoltuar Natasha.

Situata e tensionuar mes tyre nuk mbaroi këtu, edhe pse daljet e tyre televizive ishin të shpeshta, nuk u arrit asnjë konsensus. Sot pas 6 vitesh, Natasha Rombula dhe i biri i saj Armando Kumaraku kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kallëzuar nga ish-nusja. Arsyeja lidhet me djalin e mitur 10-vjeçar, pasi ata akuzohen se e kanë përdorur në rrjetin social TikTok për të marrë shikueshmëri, duke e mësuar atë të përdorë fjalë banale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com