Konflikti me Dijonisin, Gloria: Jashtë do të kisha reaguar ndryshe!

Teksa bisedonte pasditen e sotme me Baby G, Glora ka folur për konfliktin e saj me një prej fermerëve të tjerë, Dijonisin.

Ajo shprehet se nëse do të kishte ndodhur jashtë ajo do të kishte pasur një tjetër reagim dhe këtë e dinë shumë mirë personat që e njohin.

Ndërsa në ambientin që ata ndodhen janë të detyruar të sillen në një mënyrë që ‘nuk duan’, pasi çdo gjë është e rregjistruar ndërsa jashtë shtëpisë mund të bësh çdo gjë por nuk ke mundësinë ti shikosh më vonë.

Jashtë do të kisha reaguar ndryshe dhe e dinë shumë mirë personat që më njohin. Por, këtu brenda ne do të bashkëjetojmë se jashtë bën ça bën ja kthen dhe nuk e sheh më. Kurse këtu je i detyruar të flesh në të njëjtën dhomë, të hash pjatën e bukës në po të njëjtën tavolinë, je i detyruar të dalësh këtu jashtë dhe të ndash të njëjtin vend ku pi cigare.

Nëse këtu ja kthen me po të njëjtën monedhë vritesh, përjashtohesh, nuk shijon eksperiencën, del rrugaçe dhe e paedukatë se kështu të gjykojnë shqiptarët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com