Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, në rubrikën opinion në News24, tha se është pjesë e PD-së dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.
Tabaku i ka bërë një apel të gjithë demokratëve që të bashkohen, pasi kjo është rruga e vetme që kjo parti ka, për ti paraqitur shqiptarëve një alternativë të unifikuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Unë jam në Partinë Demokratike, jam deputete e kësaj partie, jam zgjedhur në këtë parti, për mua nuk ka dyshime që jam në PD.
Por në këtë përballjen e egër që ka ndodhur në opozitë, unë kam vendosur të mos përballem me veten, por me kundërshtarin.
Kam kërkuar dhe do kërkoj bashkimin e PD-së dhe do iu kërkoj gjithë kolegëve që betejën nuk e kemi me veten, por me kundërshtarin.
Kur thoja një vit më parë se opozita nuk ka asnjë rrugë tjetër veç bashkimit, kam kërkuar me ngulm këtë bashkim edhe nga foltorja e Kuvendit, duket se po shkojmë drejt një bashkimi.
Secili nga ne duhet të kalojë mbi veten, të bashkohemi, PD është e detyruar që të japë një ofertë të unifikuar opozitare, duhet të kalojmë mbi egon individuale”, tha Tabaku./m.j