Konfliktet “mbërthejnë” Lindjen e Mesme, a do futet në ‘lojë’ Irani?

Izraeli po e çon Lindjen e Mesme drejt rrezikut të madh të shpërthimit të luftërave. Pas sulmeve në Gaza e tanimë në Liban, po provokon për të futur në ‘lojë’ edhe Iranin. Por si?

Izraeli po e nxit shtetin e Iranit që t’i bashkohet në konfliktin tanimë 1 vjeçar me Hezbollahun e Libanit. Fatmirësisht nuk ka një ‘sinjal pozitiv’ nga ana e Iranit, madje Presidenti Masoud Pezeshkian ka thënë se “pasojat mund të jenë të pakthyeshme”.

Ky i fundit akuzoi ndërkombëtarët për heshtje përballë asaj që ai e quan genocid i Izraelit në Gaza.

Edhe Shefi i Diplomacisë europiane Josep Borrel deklaroi nga New York se situate është shumë e ngjashme me luftën. “Është momenti ta ndalojmë!”

Mijëra njerëz janë larguar nga fshatrat dhe qytetet pranë zonave kufitare, prej sulmeve të fundit më Liban. Hezbollah ka thënë se vetëm dhënia fund e luftës në Gaza do i japë fund dhe këtij konflikti. Gjë që në fakt duket shumë larg së mundurës. Deri më tani kanë dështuar bisedimet e Katarit, Egjiptit apo Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, nëse Irani pranon të bashkëpunojë me Izraelin gjithçka do shkonte drejt katastrofës. Të paktën kështu shprehen analistët…

Politika rajonale e Iranit përcaktohet nga Garda Revolucionare elitare, e cila i përgjigjet vetëm Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei që është autoriteti më i lartë i vendit. Pezeshkian nga ana tjetër ka pohuar në mënyrë të përsëritur qëndrimin anti-izraelit të Iranit.

I pyetur nëse Irani do të hakmerrej për vrasjen e liderit të grupit militant palestinez të Hamasit Ismail Haniyeh në tokën e tij në fund të korrikut, Pezeshkian tha “Ne do të përgjigjemi në kohën dhe vendin e duhur, në mënyrën e duhur”. Vrasja e Haniyeh, për të cilën Teherani dhe Hamasi e kanë fajësuar Izraelin, ka ngjallur frikën e konfliktit të drejtpërdrejtë midis Teheranit dhe armikut të tij kryesor, Izraelit.

Garda e fuqishme e Iranit dhe Khamenei janë zotuar për hakmarrje “të ashpër” për vrasjen e Haniyeh, e cila ndodhi gjatë vizitës së tij në Teheran. Por deri më tani, Teherani është përmbajtur nga hakmarrja e drejtpërdrejtë kundër Izraelit, i cili as nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com