Konflikt i armatosur në Tiranë, 2 të arrestuar! Shpallen në kërkim 4 të tjerë që tentuan të…

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi u përfshinë në një konflikt të armatosur.

Në pranga kanë rënë shtetasit  F. E., 40 vjeç, banues në Vorë, i cili akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, dhe “Prishja e qetësisë publike” dhe S. A., 59 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi  krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Policia ka shpallur në kërkim 4 persona të tjerë, të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit P. E., 47 vjeç, E. E., 18 vjeç, O. H., 33 vjeç, dhe A. B., 39 vjeç.

Ngjarja

Shtetasit O. H., dhe A. B., më datë 14.06.2024, rreth orës 23:15, kanë shkuar në ambjentet e një objekti në administrim nga shtetasi F. E., dhe për motive të dobëta, kanë kanosur me fjalë rojën e objektit, shtetasin S. A.

Më pas janë konfliktuar fizikisht me shtetasit P. E., F. E., dhe E. E., e gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Më pas shtetasit e përfshirë, janë munduar të fshehin ngjarjen nga Policia.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar 2 mjetet e personave të përfshirë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, dhe 1 shotgun, (të cilat janë me leje nga organet përkatëse).

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com