Pete Hegseth, ish prezantuesi i Fox News dhe i përzgjedhuri i Donald Trump për të qenë Sekretari Amerikan i Mbrojtjes u konfirmua në këtë post nga Senati, pas akuzave të shumta që rëndonin ndaj tij për sjellje të pahijshme dhe ngacmim Seksual.
Zevendes presidenti JD Vance voti pro Hegseth, pasi tri senatorë republikan votua kundër tij përfshirë këtu edhe ish udhëheqësin e shumicës në Senat, Mitch McConnel.
Mc Connel u shpreh se Hegseth ishte i papergatitur per te udhehequr kete department te madh dhe per tu bashkerenduar me aleatet Globale. Pete Hegseth u miratua në Postin e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes me 51 vota pro nga senatoret Republikan dhe zevendespresidenti dhe 50 vota vota kunder, prej të cilave 47 vota të demokratëve dhe 3 të senatorëve republikan.
Ishte zevendes Presidenti JD Vance i cili i dha Pete Hegseth ndihmen kritike per te marre postin me voten e tij duke thyer barazimin.
Pergjate séances degjimore ne Senat, Pete Hegseth u perballe me nje sere pyetjesh mbi akuzat qe rendonin mbi te per abuzim seksual si dhe mbi planet e tij per drejtimin e Departamentit Amerikan te Mbrojtjes.
44 vjecari, ish veteran i Ushtrise Amerikane me misionet e saj ne Afganistan dhe Irak dhe ish prezantuesi i Fox News i cili do të drejtojë Departamentin Amerikan të Mbrojtjes do të mbikqyrë rreth tre milionë punonjës dhe do të menaxhojë një buxhet prej 849 miliardë dollarësh.
Nepermjet nje statusi ne Truth Social, Presidenti Amerikan Donald Trump uroi Hegseth per postin e tij si Sekretar i Mbrojtjes duke shkruar se ai do ta bej ushtrine Amerikane te shkelqyer serisht.
Vete Hegseth postoi e X duke falenderuar Trump dhe Republikanet ndersa shtoi se per te Amerika do te jete e para.