Konfirmohen edhe dy banorë të ‘Big Brother Vip Albania’, dy të tjerë në pritje (edhe surprizat e tjera)

‘Big Brother Vip Albania’, edicioni i tretë, pritet të nisë më 13 janar të vitit 2024.

Janë  zbuluar disa nga banorët të cilët thuhet se do të jenë pjesë e këtij spektakli.

Burime të “Kryefjala” kanë zbuluar dy banorët e tjerë të cilët janë ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë “Për’puthen” dhe moderatorja e “Top Albania Radio” Ksenja Shoshaj.

Ndërkohë banorë të tjerë të konfirmuar janë: Olsi Bylyku, Graciano Tagani, Alfio Rrotani, Cubi Metkaj, Bardhi, Endrik Beba, La Fazani.

Flitet se mund të jenë pjesë e show-t edhe Jul Deda, Egli Tako.

Ndërkohë emisionin pritet drejtojë Ledio Liço dhe jo më Arbana Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com