SPAK veçon rolin në rritje të vajzave në grupet e krimit të organizuar në Shqipëri. Në raportin vjetor të vitit 2023, SPAK thekson evidentimin e vajzave si persona të besueshëm në grupet kriminale.
“Shihet një tendencë në rritjen e angazhimit të femrave në funksionet të rëndësishme për grupet kriminale.
Disa nga rolet më tipike të evidentuara në organizatat kriminale, të cilat merren me trafikun e narkotikëve, janë ato në administrimin e të ardhurave dhe mbikëqyrja e transferimit fizik dhe nëpërmjet institucioneve bankare të parave.
Kryesisht femrat të cilat luajnë këto role, janë bashkëjetuese të krerëve të organizatës dhe konsiderohen si persona shumë të besueshëm të organizatës kriminale”, thuhej në raport./m.j