Konferenca e Kryetarëve rrëzon PD: Nuk ka zgjatje të mandatit të Komisionit Hetimor për Shëndetësinë

Konferenca e Kryetareve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen e mandatit te Komisionit Hetimor Parlamentar për sterilizimin dhe check-up ne shëndetësi.

Kërkesa nuk u pranua nga përfaqësuesit e mazhorances ne konferencën e kryetarëve.

Në kërkesen e opozites thuhet se nëse Komisioni nuk e zgjat veprimtarinë e tij, nuk ka asnjë afat kohor për të shkruar raportin i cili fillon hartimin pas pyetjes së të gjithë dëshmitarëve që në rastin më të mirë kërkon 10-14 ditë, si dhe paraqitja e raportit për miratim në Komision

1

“Nga lista e pranuar e dëshmitarëve, është pyetur vetëm një pjesë e tyre. Pjesa tjetër e dëshmitarëve, që disa pjesë më të rëndësishme si ish Ministra, aksionerë, etj ende nuk kanë dëshmuar. Kjo e bën hetimin parlamentar të paplotë”, thuhet ne shkresen e opozites.

23

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com