Në agim të ditës së sotme, në provincat Cuneo, Torino, Asti dhe Rimini, policia lokale së bashku me efektivët e departamenteve territoriale, zbatuan urdhrat e arrestit të lëshuara nga gjykata ndaj 14 personave, konkretisht 9 shqiptarë, 4 italianë dhe 1 maroken, të hetuar në pozita të ndryshme për posedim dhe tregtim droge, zhvatje, posedim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.
Gjithçka nis nga një hetim kompleks i pagëzuar “Agimi i Bardhë”, i nisur në shkurt 2021, për tregtinë e marijuanës dhe kokainës.
Gjatë këtij hetimi janë zbuluar kanalet e furnizimit të lëndës narkotike, pjesërisht e përfituar nga qarqet kriminale kalabreze dhe pjesërisht e vetëprodhuar nga të dyshuarit me kultivim kanabis në ferma në fshatin Alba.
Njëri nga personat e dyshuar, kishte edhe armë zjarri e përdorur për rikuperimin e borxheve të grumbulluara nga shitja e drogës. Një fermë në Piana Biglini u sekuestrua, e cila përmbante 510 bimë kanabis tashmë të pjekura dhe 18 kg marijuanë të përgatitur për tregtim.
Masa e gjyqtarit hetues parashikon arrest me burg për 8 të dyshuar, arrest shtëpiak për 3, detyrim qëndrimi për 1, ndalim qëndrimi për 1 dhe detyrim paraqitje çdo ditë për nje tjeter./m.j