Komisioni për Dizinformimin, Çuçi: Nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake e as është kundër lirisë së medias

Në mbledhjen e parë të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Dizinformimin, kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi, theksoi se ngritja e këtij komisioni s’ka të bëjë me luftën partiake.

“Vertet eshte nga ato komisionet qe nuk duhet pare si pjese e luftes partiake mes mazhorances dhe opozites. Me vjen keq qe koleget e opozites ende sot nuk kane shprehur gatishmerine per te ardhur. Dizinformimi eshte nje fenomen historik prej Egjipit te lashte dhe deri me sot, madje deri ne ate pike sa kane deformuar fakte historike. Ajo qe na ul sot ne kete komision eshte shqetesimi qe ka bota perendimore denokratike se ky fenomen mund te cenoje vlerat tona demokratike”, tha Çuçi.

Në vijim të fjalës së tij, Çuçi tha se dizinformimi sot është nje shqetesim qe lidhet me se shumti edhe me zhvillimin e teknologjise e që bota demokratike duhet t’i përgjigjet siç duhet me vendosjen e rregullave.

“Besoj se ky komision eshte gjeja me e domosdoshme qe parlamenti shqiptar duhet te beje nje ore e me pare. S’duhet të kete asnje paranoje qe ky komision do te ngrene mazhorancen kunder lirisë se medias. Ne jemi ketu per te pare se si Shqiperia do ti’ pergjigjet ketij shqetesimi. a
A kemi rregullat e duhura që ndalojnë dizinformimin dhe sigurisht per te pare ambientin qe mund te tentojne te deportojnë vende jo mike te Shqiperise, te cilet e kane rritur vemendjen ndaj Shqiperise per qendrimet tona pro perendimore, deklaroi Çuçi duke iu bere thirrje kolegeve të opozites te marrin pjese dhe te konsiderojne rendesine e ketij komisioni. Sic tha ai, kjo eshte me e rendesishme sepse per te siguruar nje vend ne listen e kandidateve per deputete.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com