Kryeparlamentarja Lindita Nikolla në fjalën e saj në mbledhjen e Komisionit për Demokraci dhe Siguri të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, deklaroi se Shqipëria është rasti tipik që ka treguar se anëtarësimi në aleancë nuk varet nga madhësia e vendeve anëtare, pasuria apo zhvillimi.
Ajo përsëriti edhe njëherë se Shqipëria është gjithnjë në krah të NAT0-s, SHBA-ve dhe BE-së.
“Komisioni për Demokraci dhe Siguri të Asamblesë Parlamentare të NATO në Kuvendin e Shqipërisë është gjest që konfirmon rolin dhe kontributin e Shqipërisë në aleancë.
Si një anëtarët më të rinj të NATO-s, Shqipëria është rasti tipik që ka treguar se anëtarësimi në aleancë nuk varet nga madhësia e vendeve anëtare, as nga pasuria, as nga niveli i zhvillimit, as nga jetëgjatësia në organizatë, por varet nga përkushtimi i sinqertë për paqen, sigurinë dhe lirinë e kombeve.
Kuvendi ka qenë ndër parlamentaret e para të aleancës së NATO që ka ratifikuar protokollet e anëtarësimit si në rastin e Finlandës dhe Suedisë. E kemi bërë këtë të udhëhequr nga vizioni, se një anëtar i ri është një kontribuues më shumë për paqen, sigurinë dhe demokracinë të cilat mbështesin njëra-tjetrën. Shqipëria është në krah të NATO, SHBA e BE”, tha Nikolla.
Kjo e fundit theksoi më tej se Shqipëria është bërë sot lidere rajonale në luftën kundër influencave jo perëndimore në rajon.
“Këto influenca nuk janë më ideologjike, por rreziqe të ndërhyrjeve të drejtpërdrejta në institucioneve tona. Anëtarësime të reja në NATO-janë histori suksesi.
Prej saj duhet të nxjerrim mësime, në përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të rajonit i cili po ecën me një shpejtësi më të vogël se sa integrimi atlantik”, u shpreh ajo.
/a.r