Komisioni për çështjen e të dhënave të TIMS do të vijojë mbledhjen ditën e hënë pasdite. Plani i opozitës për të vijuar në mënyrë të njëanshme me kërkesat e ekspertëve për informacion dështoi.
Mazhoranca kërkoi që ekspertët të njiheshin fillimisht me objektin e veprimtarisë së komisionit dhe pastaj të vijonin me mbledhjen e informacionit për çështjet përkatëse.
Kryetari Ervin Salianji në disa raste ngriti dyshime mbi integritetin profesional të ekspertëve të propozuar nga mazhoranca dhe i fyejti.
Në fund komisioni vendosi të shtynte mbledhjen për javën tjetër.