Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Boçi: “Rithemelimi” do kërkojë heqjen e Alibeajt si bashkëkryetar

Komisioni parlamentar i reformës zgjedhore pritet të rifillojë mes debateve veprimtarinë e tij. Kjo për shkak se deputetët mbështetës të Berishës dhe Bardhit, do të shkojnë për të kërkuar rikompozim dhe ndryshim të bashkëkryetarit të opozitës, me pretendimin se përfaqësojnë shumicën e deputetëve të opozitës. Kërkesë për të cilën janë shprehur kundër në parim, mazhoranca dhe përkrahësit e Bashës.

Ka një komision, nëse funksionon kështu siç është, pra përfaqësues, bashkëkryetarë nga mazhoranca dhe një minorancë prej 9 deputetësh është njësoj sikurse tha Rama se do votohet me shumicë votash”, tha Boçi.

Në intervistën për RTSH-në Luçiano Boçi tha se faktori ndërkombëtar kërkon gjithpërfshirjen e partive në procesin e hartimit të kodit të ri zgjedhor.

“Ka theksuar të përfshihen të gjithë faktorët politikë dhe jo të jetë një reformë e njëanshme e mazhorancës e cila fut në xhep një pjesë të opozitës të blerë me interesa”, u shpreh më tej ai.

Për Boçin, Basha është në pazar të hapur për kod të njëanshëm. Në ndihmë, sipas tij, nuk i vijnë më as deklaratat e rreme, të cilat u përgënjeshtruan nga faktori ndërkombëtar, se falë negocimit të tyre është arritur dakordësia mes bashkëkryetarëve Gjiknuri dhe Alibeaj.

Ato nuk kanë negociuar. Është thjesht një negociim i modelit 17 maj mes Bashës dhe Ramës”, theksoi Boçi.

Komisioni i reformës zgjedhore do të duhet të marrë për bazë rekomandimet e OSBE-ODHIR për reformën zgjedhore. Përfaqësuesit e  tyre kanë zhvilluar takime të veçanta me Gjiknurin, Alibeajn dhe Bardhin.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com