Kanë nisur sot në Paris seancat e komisionit hetimor parlamentar për dhunën seksuale në kinema e në industritë e tjera të zbavitjes.
Komisioni është ngritur pas rritjes së akuzave se kinemaja franceze nuk po bën sa duhet për larguar diskriminimin seksual dhe se ka mbuluar abuzimet.
Parlamenti francez pranoi unanimisht krijimin e komisionit të hetimit të kërkuar nga aktorja Judith Godreche, pas një fjalimi saj në shkurt në Senat.
Regjisorja e aktorja 52-vjeçare është bërë një figurë drejtuese për diskriminimin seksual ne sektor, pasi akuzoi regjizorët e njohur vendas Benoit Jacquot e Jacques Doillon se e kishin sulmuar seksualisht kur ishte adoleshente. Ata të dy i mohojnë akuzat.
Komisioni ka të bëjë me “analizimin e kushteve të punës së të miturve në sektorë të ndryshëm të kinemasë, televizionit, teatrit, modës e reklamave”, si dhe të të rriturve që punojnë me ta që të mos bëhen pre e predatorëve seksualë që drejtojnë industrisë, thuhet në komision.
Bazuar në propozimin e Godreche, komisioni parlamentar ka vendosur të zgjerojë spektrin e punës së tij duke përfshirë dhe sektorë të tjerë kulturorë.
Kjo sipas zyrtarëve bëhet për të “identifikuar mekanizmat dhe dështimet që kanë lejuar abuzimet e dhunën seksuale të eprorëve ndaj punonjësve”.
“Ishte bukur të dëgjoje fjalë të tilla në vendin e ligjit, pasi aktualisht nuk ka ligje për vendin e xhirimit të filmave”, tha më herët Godreche për rrjetin AFP.
Godreche, ka ngritur padi ndaj regjizorit të njohur francez Jacquot për abuzimin që ajo pretendon se ai i shkaktoi kur ishte 15 vjeçe dhe ai 25 vjet më i madh.
Ajo akuzon gjithashtu Doillon se e ka abuzuar kur ishte aktore 15 vjeçe në një film ku ai ishte regjisor.