Komisionet hetimore, Ndreca: Opozita po i përdor politikisht, nuk kanë një plan konkret

Opozita mblodhi sot dy komisionet hetimore duke nisur betejën e saj parlamentare për të zbardhur dy çështje; koncesionet në shëndetësi dhe ndërhyrjet sipas saj në sistemin Tims.

Por për mazhorancën, opozita nuk e ka një plan konkret për hetimet e dy çështjeve.

Deputeti i PS Plarent Ndreca i cili është edhe nënkryetar i komisionit për sterilizimin, në një intervistë për Vizion Plus tha se qëndrimet e opozitës deri tani kanë qenë politike.

Mes të tjerash, ai shtoi se detyra e PS është që përmes provave dhe fakteve të shkojë drejt të vërtetës. Shqetësuese sipas tij është se këtij komisioni i heq legjitimitetin se përse është ngritur.

Intervista e plotë:

Cila është sipas jush rëndësia ose padobia e debateve në komisionin hetimor?

Në këtë komision, ata që përfaqësojnë sot opozitën janë të investuar në një debat shterpë i cili nuk ka lidhje me punën e komisionit. Komisioni ka një objekt paraprak, të përcaktuar nga seanca plenare, ka një procedurë të përcaktuar në ligjin “Për komisionet hetimore”. Puna thelbësore e komisionit është të ndërtojë një proces të rregullt ligjor dhe të respektojë parimin kushtetues të parashikuar në ligjin që thash, por më rezultoi që anëtarët e komisionit përfaqësues të opozitës kanë tendencën për të imponuar vendimmarrje të cilat janë të paragjykuara dhe qëndrime që në fakt rezultojnë të konkluduara, pra kanë qëndrime të konkluduara duke bërë të pavlerë punën e komisionit.

Disa herë sot përfaqësuesit e opozitës kanë përdorur togfjalëshin “të akuzuarit”, “kanë vepruar si grup i organizuar kriminal”. Ky është një qëndrim i qartë politik që pala e opozitës do ta ketë si qëndrim konstant në komision. A ju shqetëson ky qëndrim dhe si do i përgjigjeni kësaj taktike?

Nuk është çështja se do më shqetësoj mua, por është çshtja se do na shqetësojë të gjithëve në fakt. Një qëndim i tillë nuk i shkon për shtat një komisioni hetimor. Qëndrimet politike ka foltore të tjera se ku mund të mbahen, ka foltore të tjera se ku mund të mbahen qëndrime të caktuara, por në momentin që ndrihet një komision hetimor qëllimi është që të shkohet drejt të vërtetës, duke respektuar parime dhe procese të rregullta ligjore që janë parime bazë me atë të të cilave mund të shkohet tek e vërteta. Pa një proces të rregullt ligjor nuk ka drejtësi dhe të vërtetë, por vetëm të vërtetë të deformuar. Detyra jonë është që përmes provave dhe fakteve të shkojmë drejt të vërtetës. Shqetësuese është se këtij komisioni i heq legjitimitetin përse është ngritur.

Vëzhguesit kanë një opinion, që puna e komisionit të sterilizimit është e padobishme për sa kohë janë mbyllur hetimet në sistemin e drejtësisë dhe çështja është në dyert e gjykatës. Si mendoni për këtë opinion?

Kjo ishte ajo që ne kërkuam. Ligji për komisionet hetimore ka të përcaktuar një plan hartimi dhe këmbëngulja e përfaqësuesve të opozitës përtej spektaklit politik,  kjo ishte ajo që ne u shpjegonim. Pa u bërë plani i hetimit, pa kuptuar se çfarë do hetojmë, ne nuk mund të themi se jemi në konflikt ose jo. Në momentin që bëhet plani i hetimit dhe fusha e hetimit të komisionit, ne nuk mund të themi se kush do jetë puna që do bëjmë. Ne jemi informuar publikisht se SPAK e ka çuar çështjen për gjykim dhe duhet vlerësuar nga ekspertët. Puna që ne duhet të bëjmë është të harxhojmë energji për të bërë planin e hetimit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com