“Komisioner i dedikuar për zgjerimin”, Von Der Leyen jep lajmin për 3 vende të Ballkanit

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është thelbësisht i rëndësishëm dhe për këtë do të emërojë një komisioner të dedikuar për zgjerimin, kështu u shpreh presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen në panelin e diskutimeve të kryeministrave në Bled të Sllovenisë.

“Zgjerimi duhet të jetë punë me kohë të plotë që mundëson dhënien e një vëmendjeje të pashkëputur kësisoj do të emërojë një komisioner të dedikuar për zgjerimin. Le ta shkruajmë së bashku të ardhmen”.

Presidentja e KE theksoi se së shpejti mund të nisin bisedimet edhe me Bosnjë Hercegovinën.

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE thelbësisht i rëndësishëm. Një treg më i madh i përbashkët rrit konkurrueshmërinë tonë. Na jep fuqi blerëse më të madhe. Zgjerimi është investim në sigurinë kolektive. Ne duam një Europë të fortë konkurruese dhe të sigurt dhe kjo përfshin BP, Ukrainën dhe Moldavinë dhe të gjithë ata që aspiratat europiane përputhen me veprat e tyre. Kemi nisur bisedimet me Shqipërinë dhe RMV, Ukrainën dhe Moldavinë, Bosnja mund të jetë tjetra në radhë. Falënderoj Slloveninë për punën e pareshtur për këtë gjë”.

Ajo përmendi planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe tha se një vit më pas puna ka dhënë efektet e para. Sipas saj Tirana është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë, ndërsa deri në fund të vitit 3 nga vendet e Ballkanit mund të bëhen hapësirës së përbashkët të pagesave.

“Një vit më parë prezantuam planit të rritjes për BP dhe puna ka treguar efektet e para. Ju udhëheqësit e BP duhet të jeni sh krenarë. Tirana është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë, kompanitë europiane po vendosen në Serbi e BH, Kosova dhe reformat ekonomike të saj janë lëvduar nga FMN dhe po sjellin përfitime ekonomike, Mali i zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit e kreditimit. Deri në fund të vitit 3 prej jush mund të bëhen pjesë e hapësirës së përbashkët të pagesave që mund të çojnë në kursim mbi 500 mijë euro në vit”.

Gjatë këtij muaji do të miratohet edhe agjenda e reformave nga drejtësia tek integrimi i tregjeve të energjisë që lidhen me 6 miliardë euro investime.

“Gjatë këtij muaji 6 partnerët tanë do të miratojnë agjendat e reformave kanë ideuar disa reforma me efekt të thellë në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit prokurimet publike, integrimi i tregjeve të energjisë këto lidhen me 6 miliardë euro investime. Çdo reformë do të çkyçë investime të reja. BE është në proces të rikrijimit të vetes në kontekstin e ri gjeopolitik dhe duam që partnerët tanë në BP të jenë aktivë në bashkëbisedimin”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com