Sara Gjordeni, ish-banorja e ‘BBV’, ka risjellë edhe një herë në vëmendje komentin që bëri për Kiara Titon. Ajo u pyet nga ndjekësit se përse Bardhi deklaroi se i kishin marrë Instagramin, kur nuk ishte e vërtetë.
Në një shkrim të gjatë, Sara thotë se gjithmonë e ka pranuar se ajo e ka shkruar komentin, duke nënkuptuar se nuk ka frikë nga askush. Ndërsa për reagimin e Bardhit, Sara thekson se pas komentit, i është hakuar Instagrami, e për pasojë, ajo dhe Bardhi postuan story-n, pasi ishin nën panik të asaj që mund të postohej më pas.
PYETJA– Pse tha Bardhi që ta kishin marrë Instagramin kur s’është e vërtetë?
Sara u përgjigj:
Më intereson shumë ta sqaroj këtë situatësepse kurrsesi se pranoj dot që disa të mendojnë se unë s’mbaj përgjegjësi per ca bej. Une jam gocë që mes emisionit flas me emra, dhe kur kam një dedikim për dikë i bëj tag dhe e përmend. Nuk fshihem pas gishtit. As Bardhi as unë nuk thamë qe storyt dhe komenti s’ishin bërë nga unë. As që instagrami ishte hakuar.
Tha: Sara nuk ka akses. Qartë dhe shkurt instagrami im është bere log out një orë pas storyve dhe kurrsesi smund të futesha me. Sipas @genihaka kjo ndodhte kur shumë persona kishin passw tënd njëkohësisht. Gjë që është e vërtetë sepse nga momenti që jam futur në big e momentalisht që flasim në ig tim kanë akses 4 devices minimalisht.
Une dhe Bardhi duke mos ditur si funksiononte si gjë, në gjendjen e panikosur që ishim menduam imagjino cmund te bente ndonje foto skandaloze nga neti e hedhur si story ne ig tim ne ate moment ku cdo gje po behej lajm. Do behej skandal. Ndaj e beme ate story plot frike. Disa e quajten mbeshtetje te tij ne “mashtrimin” tim. Kur ne fakt perdori platformen e tij ne nje moment shumeee delikat sic do bente cdo partner i mire per vajzen qe ka ne krah. Ama kishte plot nga ata qe e menduan si deshen.
Kujtojmë se kur ishte e ftuar në ‘Cherry on Top’, Sara reagoi për komentin duke thënë:
“Ndjesë për atë koment do të meritonte çdo grua që do të ishte në vend të Kiarës. Ndjesë do të meritonte çdo njeri që do të ishte në vendin e saj”– duke e pranuar në këtë mënyrë se komentin e shkroi ajo.
“Hundën dhe buzët. Unë tre ex-a, Kiara 13. Ec qarkullo!”- ishte ky komenti që para pak kohësh Sara Gjordeni ka bërë për ish-banoren e ‘BBV2’, Kiara Tito (lexo këtu).