Kokainë me vlerë 600 mijë euro, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

Në Fierence, Guardia di Finanza ka vënë në pranga një 33-vjeçar shqiptar, të cilit nga kontrollet iu gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike, e cila nëse do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e 600 mijë eurove.

Policia ra në gjurmët e trafikantit shqiptar, për shkak se ai bënte lëvizje të dyshimta me makinë.

Në moentin që ai u kontrollua nga policia, iu gjetën mbi 15 kg kokainë, e ndarë në 20 blloqe dhe 12 kg marijuanë, si edhe 37 mijë euro para cash. Të gjitha këto u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Gjithashtu u sekuestruan materiali ambalazhues dhe pajisjet e përdorura për përgatitjen e dozave, si makina ambalazhuese me vakum, peshore, prerëse, thasë dhe çanta shpine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com