Një 37-vjeçar që shiste drogë në tabakinon e tij bashkë me punonjësin janë arrestuar në Himarë.
Në pranga ranë A. C., 45 vjeç, dhe E. M., 37 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Në subjektin “Tabacchino,” me pronar shtetasin A. C., në Himarë, dhe të punësuar shtetasin E. M., shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në këtë subjekt ku kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash prej 74,000 lekë, 100 franga dhe 660 euro, si dhe 4 aparate telefonike celulare.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë dhe kanabis, e ndanin atë në doza dhe e shisnin në këtë subjekt.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.