Kokaina e Frakullës / Apeli i Posaçëm dënon me 89 vite burg 10 të akuzuarit

Gjykata e Apelit tëPosaçëm ka dënuar me 89 vite burg grupin prej 10 personash të akuzuar për sasinë prej 485 kg kokainë në Frakull të Fierit.

Për vendimet e dhëna, është aplikuar për të gjithë të pandehurit ulja në masën e 1/3 së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas prokurorisë, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë planifikuar, organizuar dhe importuar nga Kolumbia për në Shqipëri ngarkesën e drogës.

Kokaina ishte fshehur mes “plehut organik” artificial, e ngarkuar në një kontenier, që është transportuar nga Kolumbia me destinacion final Shqipërinë.

Personat e dënuar

Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 vite me gjykim të shkurtuar

Enxhi Ferhati – 12 vite – 8 vite me gjykim të shkurtuar

Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 vite me gjykim të shkurtuar

Bledar Matoshi – 12 vite – 8 vite me gjykim të shkurtuar

Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4 vite me gjykim të shkurtuar

Zenel Çervanaku – 14 vite – 9.4 vite me gjykim të shkurtuar

Redion Meshi – 14 vite – 9.4 vite me gjykim të shkurtuar

Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gjykim te shkurtuar për moskallëzim krimi, lirohet menjeherë

Marildo Rona – 12 vite – 8 vite me gjykim të shkurtuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com