“Kokaina Bazuko”, Karamuço: Në Evropë po hyn një drogë e re tepër e rrezikshme

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka ngritur alarmin këtë të mërkurë, se në Evropë dhe vendin tonë po futet një lloj i ri droge tepër e rrezikshme.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shpreh se bëhet fjalë për kokainën “Bazuko”. Sipas tij, ajo ka në përbërje hi vullkanik dhe mbetje kockore njerëzore, dhe krijon varësi të skajshme.

“Në Evropë po hyn “Kokaina Bazuko”, droga e re dhe shumë e lirë për tu përballuar nga cilido. Alarmi vjen për shkak se është shumë toksike dhe krijon varësi të skajshme. Përzjerja e bëhet me kerozinë, hi vullkanik, mbetje të bërsisë së gjetheve të kokës dhe mbi të gjitha me pluhur të eshtrave njerëzore. Kjo po e bën prodhimin e saj shumë më tepër kriminal. Tashmë kartelet në Kolumbi po hedhin sytë nga varrezat e qyteteve. Ndërkohë, në lindjen e mesme vazhdon trafiku i konfirmuar i kafkave njerëzore për këtë qëllim”, shkruan ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com