“Kohë e zezë për vendin”, Berisha në Kuvendin Kombëtar: Kombi ynë ka humbur shpresën! Duhet reflektim i thell

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri sot në Kuvendin Kombëtar një analizë të situatës politike në vend, ndërsa u shpreh se në krye të qeverisë, sipas tij udhëheq një bandë.

Në fjalën e tij para delegatëve, anëtarëve të PD-së dhe të ftuarve, Berisha tha se kjo është një kohë e zezë për vendin, pasi humbi shpresën dhe votën e lirë.

“Ardhja juaj sot në këtë Kuvend, është dëshmi e vazhdimit të lidhjeve mes dy forcave politike (për deputetin e Forca Italia), mes Forca Italia dhe PD-së, miqësi dhe bashkëpunim që nisi që në ditët e para të themelimit të kësaj partie nga i pavdekshmi Sivlio Berlusconi.

Të dashur delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD, jemi në mbyllje të vitit 2023. Fundi i vitit është gjithmonë kohë reflektimi, por sot ju ftojmë që të bëjmë një reflektim më të thellë, pasi kjo dekadë përbën një kohë të zezë për vendin. Kombi humbi shpresën, humbën votën e lirë. Ky ishim dhe ku jemi?

Sot Kombi ynë është një komb shpresë humbur, që lëngon pasi trupi i tij është i kapluar nga metastazat e krimit, pasi është ndër më të plaçkiturit në vendet e Europës. Pronat po rrëmbehen nga investitorët strategjikë. Nuk kemi më gjykata popullore, por SKAP-in e partisë. Interesin kombëtar ia kemi shitur Serbisë, duke e shndërruar Tiranën si Beogradin e dytë. Popullsia është ulur me 35% në 10 vite. Kombi ynë është një komb në vdekje.”-u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com