Liberale.al ju kthen pas në kohë me një foto që tashmë ka hyrë në histori. Ishte koha kur … Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik Nikita Hrushovi dhe Kryeministri i Bashkimit Sovjetik Nikolai Bulganin zbarkuan në kryeqytetin indian të Nju Delhit në Aeroportin Palam (Aeroporti Ndërkombëtar i sotëm Indira Gandhi ) më 18 nëntor 1955, ku u pritën nga një turmë entuziaste prej mbi 50,000 vetësh.
Mbi një milion indianë “pushuan” rrugët me shpresën për të parë liderët sovjetikë. Mikpritja e vendasve u pa si një përpjekjeje për të paraqitur një Indi të ndritur para komunitetit ndërkombëtar.
Udhëheqësit sovjetikë u morën në një turne në vendet historike në Nju Delhi gjatë ditës së tyre të dytë në qytet.
Efekti vizual i Nehru-së që qëndron krah për krah (dhe në disa raste dorë për dore) me Hrushovin dhe Bulganinin do t’u transmetonte masave se qeveria e tyre aktuale (dhe sistemi i tyre aktual i qeverisjes) ishte mjeti për të ofruar zhvillimin e shpejtë që gëzonte Bashkimi Sovjetik.
Udhëtimi ishte gjithashtu një mundësi për Kongresin për të dalluar socializmin indian nga socializmi sovjetik. Një diskutim publik mbi socializmin u zhvillua pas mbërritjes së të ftuarve sovjetikë, pasi Hrushovi vuri në dukje se “konceptimi ynë i socializmit është paksa i ndryshëm (nga i juaji), por ne përshëndesim qëllimet tuaja.” /L.M/Liberale.al/