Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, foli në lidhje dakordësinë e arritur në Kuvend ditën e djeshme në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Ai u shpreh se dje deputetët votuan për vete e jo për qytetarët, ndërsa shtoi se qytetarët duhet të bëhen bashkë nëse duan ndryshimin.
Përballja finale tashmë është afër.
Rama e Berisha e hodhën hapin e tyre e u rreshtuan dorë për dore në një front.
Pazari u gatua skutave të Kuvendit e u votua natën vonë. Nga sot e keni ju në dorë. Mund t’i ndëshkoni me votë, mund të organizoheni për të marrë pas me votë atë që ju takon.
Ne do qëndrojmë përballë tyre, në opozitë me Ramën dhe atë pjesë të opozitës që e ka aneksuan.
Nuk u bënë bashkë vetëm dje apo me dhënien e vulës së ortakut të tij të katoit të 8, u bënë bashkë që kur mbrojta PD nga halli personal i Berishës, sepse Rama e di se pa Berishën i ka orën e numëruara në pushtet”, tha ai.
Basha njoftoi edhe se ekspertët po përgatisin një draft për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
“Ekipi i juristëve tanë në bashkëpunim me ekspertë të njohur po vlerëson anti-kushtetueshmërinë e aktit të djeshëm e po përgatit dërgimin e dosjes së Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.