Kodi i ri/ Çupi: Berisha do mbijetesën e PD për trashëgiminë e tij dhe jo për zgjedhje

Formula e re e paktit të Partisë Socialiste me Partinë Demokratike për të fituar mandatet në 2025, sërish do të lërë numrin më të lartë të atyre që do të hyjnë në parlament në dorë të kryetarëve.

Analisti, Frrok Çupi ka thënë në “Special Report” se ky kod është i riparuar nga kërkesat e kohës.

Sipas analistit, Sali Berisha do që të mbijetojë dhe nuk ka si qëllim Partinë Demokratike, por mbijetesën e saj e do për trashëgimin e tij.

“Kodi i riparuar me kërkesat e kohës. Mori një jehonë shumë të mëdha, më shumë seç e meritonte për të thënë të vërtetën. Po kjo për arsye të të vegjëlëve, si të thuash i gjithë procesi u zhvillua në tre valë, në tre interesa.

E para, PD, e cila për çudi të shumë vëzhguesve qe si një objekt i mirë që i shkoi pas mazhorancës. Kjo ka ndodhur se për arsyen se interesi parësor i shefit të opozitës nuk janë zgjedhjet. Interesi parësor janë disa punë të tjera, të bëjë zhurmë në kohën e gjyqeve etj.

Mbijetesën e PD nuk e do për zgjedhje, por për veten e tij dhe e dyta për trashëgimin. Ai mendon në kohën e tij, të ketë një parti, një ushtri, një dominancë në grupimin e tij.

Pjesa tjetër janë partitë e vogla dhe ish deputetët që po bëjnë një zhurmë të madhe, për shkak se po shikojnë fatin e tyre që nuk mund të zgjidhen më. E vërteta është që këta nuk po shikojnë interesat e vendit, por interesat e tyre për zgjedhjen e partisë. Kështu ata tani janë më zhurmëmëdhenj.

Ndërsa, mazhoranca e ka syrin te Europa, te plotësimi i kërkesave të zgjedhjeve për BE. Dhe BE siç po e shikojmë po mbetet shumë i kënaqur”, tha Çupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com