Koçiu dhe Beci vizitojnë pacientët pas zjarrit në spitalin e Shkodrës: Situata është normalizuar

Ministrja e Shëndetësisë Albana Kociu sëbashku me kryetarin e bashkisë Benet Beci vizituan nga afër spitalin rajonal të Shkodrës ku një natë më parë u përfshi nga flakët një nga dhomat e mjekëve në pavionin e kirurgjisë.

Ministrja bën me dije se situata është normalizuar dhe pacientët e qytetarët po marrin të gjitha shërbimet e nevojshme ndërsa po hetohet për shkaqet e flakëve.

Në Spitalin Rajonal të Shkodrës bashkë me Kryetarin e Bashkisë Benet Beci pamë nga afër ambientin ku mbrëmë u përfshi nga zjarri një nga dhomat e mjekëve në pavionin e kirurgjisë, i cili u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet po hetohen.

Tashmë çdo gjë është kthyer në normalitet dhe pacientët e qytetarët marrin të gjitha shërbimet e nevojshme. Faleminderit personelit mjekësor dhe forcave zjarrfikëse për reagimin në kohë që kjo situatë të kalonte pa probleme për pacientët e stafin mjekësor”, shkruan ministrja.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com