“Koalicioni i Opozitës së Bashkuar”, Bardhi-Noka takohen të premten me aleatët

Ditën e nesërme Gazment Bardhi dhe Flamur Noka do të zhvillojnë një takim me partitë e vogla opozitare. Mbledhja pritet të mbahet në orën 12:00, me synim krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.

Kujtojmë se Bardhi dhe Noka nisën nga Shkodra me takimet me bazën për të organizuar protestën e 20 shkurtit.

Në një deklaratë për mediat, teksa theksonin se opozita tashmë është e bashkuar, pohuan se Shkodra u zgjodh si simbolikë, pasi nga ky qytet kanë nisur të gjitha revoltat.

Pas 5 shkurtit, kur u mbajt edhe një protestë para parlamentit, grupimi i Gazment Bardhit dhe anëtarë të Partisë së Lirisë i janë bashkuar grupimit të Rithemelimit.

Teksa fliste për gazetarët, kreu i Grupit Parlamentar të demokratëve, Gazment Bardhi, u bëri thirrje dhe “atyre pak kolegëve që kanë zgjedhur rrugën e gabuar,”  që të reflektojnë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com