KLP seancë për fatin e tij, Balla: Duhet të dëgjohem dhe unë, vendimi jo përfundimtar

Kreu I KLP, Alfred Balla ka reaguar lidhur me mbledhjen që po zhvillon KLP pa praninë e tij, duke kërkuar që të dëgjohet shpjegimi i tij.

Ai nuk ka qenë prezent në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me kërkesë të nënkryetarit, ku vetëm Balla përmes letrës bërë publike për mediat sqaron se “duke qenë një rast i veçantë i paparashikuar nga Kushtetuta dhe ligji organik dhe një vendim që cenon drejtpërdrejt interesat e mia, duhet të dëgjohem paraprakisht nga ky Këshill”.

Balla ka komentuar edhe vendimin e KPA, ku tha se ai nuk është përfundimtar dhe i menjëhershëm.

“Problem tjetër ligjor është nëse vendimi i KPA-së, është nga ata vendime që duhet zbatuar menjëherë, sipas parashikimeve kushtetuese? Vendimi i 3 nga 5 prej anëtarëve KPA-së edhe pse është shprehur se është përfundimtar dhe i menjëhershëm, nuk është një vendim përfundimtar dhe për më tepër i menjëhershëm si ai i parashikuar në nenin “F” pika 5 të aneksit të Kushtetutës, ku thuhet e zeza mbi të bardhë se (Vendimi përfundimtar që urdhëron shkarkimin nga detyra, hyn në fuqi menjëherë.)”, shkruan Balla.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com