Mediat braziliane kanë publikuar transkriptet e audios nga kutia e zezë e avionit ATR-72 që u rrëzua të premten më 9 gusht në Vinhedo, në shtetin e Sao Paulo. Në dialogët e regjistruar një minutë përpara rrëzimit, dëgjohet bashkë-piloti Humberto de Campos Alencar e Silva duke i kërkuar komandantit Danilo Santos Romano t’i “i japë fuqi” avionit. Regjistrimi përfundon me britmat e pasagjerëve brenda avionit.
Përafërsisht dy orët e transkriptimit u kryen nga laboratori i leximit dhe analizës së të dhënave të Qendrës së Hetimit dhe Parandalimit të Aksidenteve (Cenipa) të Forcave Ajrore Braziliane. Sipas hetuesve, vetëm analiza e audios së regjistruar brenda kabinës nuk arrin të gjejë shkakun e aksidentit, ndërsa raporti i parë do të dalë pas 30 ditësh.
Aksidenti shkaktoi vdekjen e të 62 personave në bordin e avionit të kompanisë Voepass, përfshirë katër anëtarët e ekuipazhit.
/a.r