Edi Paloka ka zbuluar puçin global ndaj Donald Trump, që sipas tij drejtohet nga Soros.
Sipas Palokës, Soros po bën të njëjtën gjë si me Trump, edhe me Berishën.
Postimi i Palokës
“Kjo nuk është Amerika”!
Është deklaratë e presidentit të 45 të Shteteve të Bashkuara pak orë më parë. Drejtësia është kthyer në nje armë politike – thotë presidenti Trump.
Prej kohesh ish-presidentit i duhet të ndajë kohen mes fushatës elektorale dhe gjykatave që paralelisht i kanë hapur një mori çështjesh edhe nga më qesharaket e banalet.
Pikërisht vendimeve për një çështje të tillë i referohet dhe kjo deklaratë e kandidatit për president.
Një shkrimtare, E. Jean Carroll e akuzoi presidentin Trump se në vitin 1990 (vini re, në vitin 1990) e ka ngacmuar seksualisht në një dyqan në Nju Jork…!
Caroll e hodhi në gjyq për këtë, pasi Trump u bë president e jo më parë. Po çfarë është dhe më interesante, pasi Trump e hodhi poshtë akuzën dhe deklaroi se shkrimtarja po e përdorte për arsye të tjera këtë të pavërtetë, atij iu hap gjyq edhe për shpifje. E sot u dënua nga një prej gjykatave me një gjobë prej 88 milionë dollarësh, megjithëse vetë avokatja e Carroll kishte kërkuar 25 milionë…!
Edhe me naivi e kupton se e gjithë kjo histori gjyqesh lidhet me rikandidimin e Trump dhe me faktin që në gjithë sondazhet, Trump rezulton fitues jo vetëm brenda partisë së tij, po dhe kundërshtarëve demokratë.
A nuk është e njëjta gjë që po ndodh dhe me Berishën në Shqipëri?
Dy realitete që ngjajnë si dy pika uji me njëra-tjetrën e që duket se të dyja kanë duart e fëlliqura të Sorosit që ju lëvizin fijet.
Tanimë ka prova të shumta se Soros hedh miliona dollarë për të kontrolluar politikanë e funksionarë të drejtësisë, jo vetëm në vende të vogla të dala nga diktatura si vendi ynë, po dhe në vete simbolin e drejtësisë dhe demokracisë, Shtetet e Bashkuara.
Prandaj dhe presidenti Trump e mbyll me fjalët: “Kjo nuk është Amerika”.
Unë vete besoj se Trump do i kalojë (siç po i kalon) gjithë pengesat e do të jetë dhe një herë president i SHBA. Me shpresën se këtë herë do ta “fshijë” Amerikën e Sorosit e do t’ju rikthejë jo vetëm amerikaneve, po edhe ne, Amerikën që njohim e adhurojmë.
P.S. Edhe një herë për zvarranikët që nuk kane turp të bëjnë dhe deklarata publike për të treguar dobësinë e tyre të neveritshme, ndryshe nga ata; mes të fortit dhe të drejtës, unë kam zgjedhur dhe do të zgjedh gjithnjë të drejtën!
/a.d