Dy turistë angleze, të moshës 65 vjeç, që ishin larguar që në orën 10 të mëngjesit, u gjetën nga forcat zjarrfikëse në Himarë.
Ata u lokalizuan në malin Lavan, mbi fshatin Sasaj të Lukovës.
Në operacion morën pjesë gjashtë efektivë zjarrfikës, një polic zone dhe një banor i fshatit.
Dy anglezet u gjetën në gjendje te mire shëndetësore, dhe u shoqëruan në hotelin ku ato qëndronin.
/a.r