Kinë, rriten ndjeshëm investimet e huaja

Sipas të dhënave të fundit, nga janari deri në nëntor të vitit 2023, në Kinë u krijuan 48.078 sipërmarrje të reja të investuara të huaja, duke u rritur me 36.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në sytë e botës së jashtme, ndërsa rritja ekonomike botërore ngadalësohet dhe konkurrenca gjeopolitike nxehet, tregu kinez bëhet më tërheqës dhe “investimi në Kinë” është tendenca kryesore dhe e përgjithshme , shkruan CMG

Jo vetëm që ka më shumë kompani të huaja që investojnë në fabrika, por edhe struktura e investimeve të Kinës po vazhdon të optimizohet. Nga janari deri në nëntor të 2023 – ishit, industria e teknologjisë së lartë të Kinës tërhoqi investime prej 386.65 miliardë RMB, duke përbërë 37.2% të sasisë aktuale të kapitalit të huaj të përdorur, e cila ishte më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Midis tyre, hyrja e investimeve në prodhimin e pajisjeve mjekësore dhe instrumenteve, prodhimin e pajisjeve elektronike dhe të komunikimit janë rritur ndjeshëm, si dhe është shtuar së tepërmi edhe përdorimi aktual i investimeve të huaja në shërbimet e kërkimit dhe zhvillim-projektimit.
Përveç kësaj, nga këndvështrimi i burimit të investimeve të huaja, investimet në Kinë nga disa ekonomi të zhvilluara janë rritur me shpejtësi. Ndër to, investimet aktuale nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda, Zvicra dhe Australia janë rritur përkatësisht me 93.9%, 93.2%, 34.1%, 23.3% dhe 14.3%.
Për investitorët e huaj, investimi në Kinë do të thotë mundësi investimi. Përveç tregut në shkallë të gjerë, infrastrukturës së përsosur, zinxhirëve të qëndrueshëm industrialë dhe të furnizimit, zhvillimit të hapur dhe inovativ, përmirësimit të vazhdueshëm të mjedisit të biznesit dhe burimeve të mjaftueshme njerëzore… të gjitha këto ofrojnë garanci për prodhimin dhe funksionimin e kompanive të huaja dhe u sjellin atyre përfitime të mëdha.
Gjatë pesë viteve të fundit, shkalla e kthimit të investimeve të huaja direkte në Kinë ka arritur në 9.1%, shumë më e lartë se ekonomitë e tjera në botë; raporti i Deutsche Bank Group tregon se kapitali i huaj nuk ka reshtuar së investuari në Kinë; shumë organizata të industrisë së huaj, përfshirë Dhomën Amerikane të Tregtisë në Kinë, thonë se tregu kinez nuk është një “opsion” për ndërmarrjet e financuara nga jashtë, por një ”domosdoshmëri”

Kohët e fundit, shumë organizata dhe institucione ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Aziatike për Zhvillim kanë rritur pritshmëritë për rritjen ekonomike të Kinës. Steven Barnett, përfaqësuesi kryesor i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kinë, thotë se “Kina do të kontribuojë rreth një të tretën e rritjes ekonomike globale në vitin 2023”. Disa analistë theksojnë se me publikimin e politikave përkatëse të Kinës, shkalla e investimeve të huaja në të ardhmen do të rritet edhe më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com