Kina raportoi një zgjerim të fuqishëm të investimeve jashtë vendit, në pesë muajt e parë të vitit, sipas të dhënave zyrtare të enjten, duke treguar përmirësim në bashkëpunimin e vendit me partnerët globalë.
Nga janari në maj, investimi i drejtpërdrejtë jo-financiar jashtë vendit (ODI) arriti në 60.2 miliardë dollarë, duke u rritur 16.3% në krahasim me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë.
Bashkëpunimi me vendet pjesëmarrëse të nismës “Një brez, një rrugë” vazhdoi të shfaqë forcën e rritjes, pasi ODI në këto vende arriti në 12.81 miliardë dollarë nga janari në maj, duke u rritur me 12.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Projektet e kontraktuara jashtë vendit u rritën me 8,8% nga viti në vit, me një vlerë prej 58,79 miliardë dollarësh. Vlera e kontratave të nënshkruara arriti në 87.3 miliardë dollarë, duke shënuar një rritje të shpejtë prej 21.7%, sipas të dhënave.
Për të lehtësuar investimet kineze në vendet dhe rajonet e huaja, ministria ka nxjerrë një rregullore mbi kontraktimin e projekteve jashtë vendit, rregullore që do të hyjë në fuqi më 1 korrik.