Kina nderon 120-vjetorin e lindjes së Ten Hsiao Pinit

Në Pekin u organizua një simpozium me rastin e 120-vjetorit të lindjes së Ten Hsiao Pinit, nji figurë komplekse që la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e kombit kinez .Në fjalimin e mbajtur në këtë veprimtari, presidenti kinez Xi Jinping(shqiptim: Shi Gjinpin) vlerësoi “kontributet e jashtëzakonshme” të Ten Hsiao Pinit dhe kërkoi çuarjen përpara të socializmit me karakteristika kineze që inicioi ai.

Kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje se Ten Hsiao Pini ishte kryearkitekti i reformës, hapjes dhe modernizimit socialist të Kinës, pionier i socializmit me karakteristika kineze, si dhe një internacionalist i madh, që dha kontribut të spikatur për paqen dhe zhvillimin botëror. “Pas Revolucionit Kulturor, një periudhë e trazuar dhjetëvjeçare që përfundoi në vitin 1976, Ten Hsiao Pini i udhëhoqi Partinë dhe popullin drejt arritjes së transformimit historik të Kinës,” tha Xi.

Arritjet historike të Ten Hsiao Pinit janë gjithëpërfshirëse e novatore, me ndikime të thella dhe afatgjata si në Kinë, ashtu edhe në botë.

“Mënyra më e mirë për të nderuar Ten Hsiao Pinin është të vazhdosh të çosh përpara kauzën e socializmit me karakteristika kineze që filloi ai,” theksoi Xi.

Ai bëri thirrje për thellimin e mëtejshëm të reformës për të siguruar modernizimin kinez dhe kërkoi përshpejtimin e ndërtimit të një ekonomie të modernizuar, duke punuar për të ngritur kapacitetet në sektorin e shkencës dhe teknologjisë. Ai gjithashtu nxiti përpjekjet për të arritur përparim më të dukshëm në promovimin e begatisë së përbashkët për të gjithë banorët.

Xi Jinping-u vuri në dukje se realizimi i ribashkimit të atdheut është dëshira e brezit të vjetër të udhëheqësve, si Mao Ce Dun, Ten Hsiao Pin etj., dhe dëshira e përbashkët e bashkatdhetarëve kinezë brenda e jashtë vendit. “Ne duhet t’u përmbahemi parimeve ‘Një vend, dy sisteme’, ‘Vetëqeverisje e Hong-Kongut nga honkongasit’, ‘Vetëqeverisje e Makaos nga banorët e Makaos’ e ‘vetëqeverisje e lartë’ dhe duhet të përkrahim Hong-Kongun e Makaon të bashkohen më tej me strategjinë e zhvillimit kombëtar, për të arritur një zhvillim më të madh. Duhet t’i përmbahemi parimit të ‘një Kine’ e ‘Konsensusit të vitit 1992’ dhe të nxitim zhvillimin paqësor të marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve, – tha ai

Sivjet është 46 vjetori i zbatimit të politikës së Reformës dhe Hapjes në Kinë. Pas asaj, PBB-ja e Kinës ka ruajtur një rritje mesatare vjetore prej gati 9%, duke kontribuuar rreth 30% të rritjes së ekonomisë globale. Tani, Kina është partnerja më e madhe tregtare e mbi 120 vendeve të botë. Kina u zotua përsëri në plenumin partiak të sivjetshëm se do t’i përmbahet politikës bazë kombëtare të hapjes ndaj botës së jashtme, të këmbëngulë në promovimin e reformave përmes hapjes, të zgjerojëbashkëpunimin ndërkombëtar dhe të ndërtojë një sistem ekonomik të ri me hapje të nivelit më të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com