Ditët e fundit u zhvillua në Shangai takimi i tetë i mekanizmit të negociatave Kinë-Filipine mbi çështjen e Detit të Kinës Jugore. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning u shpreh të premten se Kina dhe Filipinet ranë dakord që të zbatojnë konsensusin e rëndësishëm të arritur nga liderët e të dy vendeve dhe t’i kontrollojnë mosmarrëveshjet mbi çështjet detare nëpërmjet negociatave miqësore shkruan CMG.
Zëdhënësja tha se Kina dhe Filipinet pranuan të vijojnë të nxitin bashkëpunimin praktik detar dhe të ruajnë së bashku paqen e qëndrueshmërinë detare. Të dyja palët arritën gjithashtu konsensus për përmirësimin e mëtejshëm të mekanizmit të komunikimit mbi çështjet detare dhe që të promovojnë bashkëpunimin lidhur me rojën bregdetare, shkencën e teknologjinë detare dhe fusha të tjera.