Të hënën paradite, presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi bisedime në Pekin me homologun vietnamez To Lam.
Xi Jinping-u i shprehu To Lamit mirëseardhjen në Kinë dhe u shpreh i gatshëm të thellojë ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta ndërmjet Kinës dhe Vietnamit.
Ai vuri në dukje më tej se Kina e konsideron gjithmonë Vietnamin si një përparësi në diplomacinë e vet me vendet fqinje dhe e përkrah Vietnamin në ndjekjen e rrugës së socializmit që përputhet me kushtet e veta kombëtare, si edhe në promovimin e reformën dhe hapjes .
Kreu i shtetit i Kinës gjithashtu bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për të mbështetur Pesë Parimet e Bashkëjetesës Paqësore dhe normat e tjera bazë nëmarrëdhëniet ndërkombëtare, për të promovuar një bote të barabartë e multipolare si dhe globalizimin ekonomik që i favorizon të gjithë.
Sipas tij, thellimi i mëtejshëm i reformës në mënyrë të gjithanshme dhe hapja e nivelit të lartë e Kinës do të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e Vietnamit dhe vendeve të tjera.
To Lam u shpreh nga ana e tij se Kina është vendi i parë që vizitoi pas zgjedhjes si Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PKV-së dhe presidenti i vendit, gjë që tregon rëndësinë e madhe që u kushtoi marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ai tha se Vietnami ndjek me vendosmëri politikën e “një Kine”, mendon se Tajvani është pjesë e pandashme e territorit të Kinës, dhe mbështet fuqishëm Kinën në rrugën e realizimit të ribashkimit kombëtar. Vietnami është i gatshëm të mbajë shkëmbime të ngushta të nivelit të lartë me Kinën, të ndajë përvojat qeverisëse, të thellojë besimin e ndërsjellë strategjik, të forcojë integrimin e strategjive të zhvillimit dhe bashkëpunimin me leverdi ndërsjellë në fusha si mbrojtje e siguri kombëtare, investime ekonomiko- tregëtare, të infrastrukturës e tjerë.
“Vietnami është i gatshëm të punojë me Kinën për të intensifikuar bashkërenditje shumëpalëshe, për të mbrojtur multilateralizmin ,për të mbështetur drejtësinë ndërkombëtare, duke dhënë kontribute në promovimin e paqes dhe zhvillimit botëror”- theksoi Lam