Kina dhe Franca riangazhohen të bashkëpunojnë për klimën

Kina dhe Franca publikuan të enjten një deklaratë të përbashkët mbi ndryshimet klimatike, në kuadër të 10 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit. Të dy vendet ritheksuan angazhimin e tyre të përbashkët për të rritur bashkëpunimin ndërkombëtar në përballimin e sfidave klimatike.

Vendosmëria e Kinës për të çuar përpara qeverisjen ndërkombëtare të klimës, është e palëkundur. Kina mbështet Francën në organizimin e aktiviteteve përkujtimore të 10-vjetorit të Marrëveshjes së Parisit, u tha gazetarëve ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, pas bisedimeve me ministrin francez për Evropën dhe Punët e Jashtme Jean-Noel Barrot në Pekin.

Gjatë bisedimeve, Wang tha se Kina dhe Franca kishin arritur një sërë konsensusesh për zgjerimin e bashkëpunimit të hapur, thellimin e shkëmbimeve njerëzore dhe forcimin e multilateralizmit.

Sipas kryediplomatit kinez, të dy palët do të zhvillojnë sivjet tre takime të nivelit të lartë mbi strategjinë, ekonominë e financat, si edhe shkëmbimet njerëzore. Ata do të mbajnë takime të rregullta parlamentare në një kohë të përshtatshme, për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar konsensus.

Ky vit shënon 50 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Bashkimit Evropian. Për këtë, ministri Wang vuri në dukje se të dyja palët, të cilat kanë më shumë bashkëpunim sesa konkurrencë, më shumë konsensus sesa divergjencë, janë të gjendje të zhvillojnë më mirë marrëdhëniet dypalëshe. Kina përkrah procesin e integrimit të Europës, mbështet pavarësinë strategjike të palës europiane dhe dëshiron që Europa të ecë së bashku me Kinën, duke këmbëngulur në pozicionin e Kinës si partnere, duke zgjidhur si duhet mosmarrëveshjet me bashkëpunim me përfitim të ndërsjellë, për të çelur një perspektivë të re të këtyre marrëdhënieve.

Ndërsa, Barroti gjatë takimit vlerësoi rezultatet e bashkëpunimit Francë-Kinë, duke theksuar se para rritjes së pasigurisë në situatën ndërkombëtare dhe të proteksionizmit, është e domosdoshme që të dyja vendet të forcojnë koordinimin strategjik, duke mbrojtur paqen dhe qëndrueshmërinë botërore si dy vende të mëdha.

Sipas tij, pala franceze e konsideron gjithmonë Kinën si një partnere të rëndësishme. Franca i përmbahet e palëkundur politikës së “Një Kine” dhe është përkushtuar për zhvillimin e marrëdhënieve me Kinën drejt së ardhmes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë. Franca përkrah tregtinë e lirë, kundërshton shkëputjen dhe luftën tregtare. Ajo është e gatshme të zhvillojë dialog cilësor, të kapërcejë dallimet dhe mosmarrëveshjet, të zhvillojë bashkëpunim të barabartë me përfitime reciproke, të zgjerojë investimet e dyanshme, të pasurojë shkëmbimet kulturoro-njerëzore, të forcojë miqësinë midis dy popujve, si edhe të shtojë agjendat pozitive në marrëdhëniet kino-franceze.

Barroti theksoi se si një pol i botës, Europa është e vendosur në pavarësinë strategjike. Ajo është e gatshme të zhvillojë dialog konstruktiv me palën kineze, t’i përmbahet së bashku multilateralizimit dhe të lëshojë zërin e paqes për të trajtuar sfidat globale. Franca përkrah zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare nëpërmjet dialogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com