Kina dhe Bjellorusia kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake pranë kufirit të NATO-s dhe BE-së

Bjellorusia dhe Kina filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarake 11-ditore, shumë pranë kufirit të Polonisë dhe Ukrainës. “Ngjarjet në botë janë komplekse, situata është komplekse, prandaj kemi studiuar forma dhe metoda të reja të zhvillimit të luftës”, tha gjeneralmajor i ushtrisë bjelloruse, Vadim Denisenko.

Stërvitjet e përbashkëta po kryhen në një terren pranë qytetit Brest në kufirin Bjellorusi-Poloni dhe po ashtu shumë pranë kufirit me Ukrainën. Pekini dhe Minsku i kanë forcuar lidhjet e tyre,vitet e fundit, nën udhëheqjen e liderit kinez Xi Jinping dhe presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, të dy aleatë të fortë të Vladimir Putinit.

Fillimi i stërvitjeve përkoi me një vizitë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Varshavë, ku nënshkroi një marrëveshje sigurie me kryeministrin polak, Donald Tusk. Ato filluan gjithashtu në prag të samitit të 75-vjetorit të NATO-s në Uashington.

NATO dhe BE-ja kanë akuzuar prej kohësh Bjellorusinë për armatim të kufirit dhe stërvitjet e përbashkëta pa dyshim do të shihen nga disa si një provokim i mëtejshëm.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com