Kim Jong-Un shfaqet me kallashnikov, kërcënon Korenë e Jugut me stërvitje ushtarake

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ndoqi nga afër një stërvitje me gjuajtje me artileri nga Ushtria Popullore Koreane. Në disa imazhe, Kim Jong-Un paraqitet duke mbajtur një kallashnikov.

Stërvitja që u krye përfshinte ato që janë në rrezen e qitjes së “kryeqytetit të armikut”, thanë media shtetërore, duke iu referuar Seulit, kryeqyteti i Koresë së Jugut, dhe duke shtuar se “stërvitja përmbushi misione të rëndësishme ushtarake për parandalimin e luftës”.

Masa vjen pasi ushtritë e Koresë së Jugut dhe të SHBA-së nisën stërvitjet e tyre pranverore të njohura si stërvitjet e Mburojës së Lirisë të hënën (4 mars) me dyfishin e numrit të trupave që u bashkuan në krahasim me vitin e kaluar.

Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut tha se ushtria e Koresë së Veriut testoi raketahedhëse të reja dhe predha artilerie drejt Detit të Verdhë të enjten. Ushtria e Seulit tha se po monitoronte aktivitetet ushtarake të Veriut ndërkohë që stërvitjet e përbashkëta të kryera nga ushtritë e Koresë së Jugut dhe asaj amerikane, po vazhdojnë.

Stërvitjet, të njohura si ‘Mburoja e Lirisë’, filluan të hënën me dy herë më shumë trupa në krahasim me vitin e kaluar. Koreja e Veriut ka bërë gjithashtu “përpjekje të shumta” për të bllokuar sinjalet GPS pranë kufirit në Korenë e Jugut që nga e marta, tha ushtria koreanojugore në një deklaratë të veçantë, duke shtuar se nuk pati dëme por paralajmëroi për pasoja.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com