Kievi gati për kundërsulm, Zelensky shigjeton Scholz, kërkon me çdo kusht raketat ‘Taurus’

Kancelari gjerman Olaf Scholz mund të mos i japë dritën jeshile dorëzimit të raketave Taurus në Ukrainë, por kjo nuk e ka ndalur liderin e Kievit, Volodymyr Zelensky që të insistojë për t’i kërkuar ndihmë “lokomotivës” së Eurozonës.

Madje në një intervistë për Bild, ku kritikon ashpër aleatët perëndimorë, Zelensky shpjegon edhe arsyet pse gjermanët refuzojnë të dorëzojnë raketat.

Partnerët tanë në Perëndim kanë disa armë që na duhen sot për të mbijetuar. Dhe thjesht nuk e kuptoj pse nuk i marrim ato”, tha Zelensky, duke shpjeguar arsyetimin e tij: “Ne kemi një plan për një kundërsulm të ri dhe për këtë na duhen sisteme të avancuara të armëve nga partnerët e huaj, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Zelensky madje guxon të vërë edhe baste për ndihmën financiare amerikane, ndërsa nuk e fsheh shpresën se Gjermania do t’i dorëzojë përfundimisht raketat Taurus, duke theksuar se kancelari Olaf Soltz dhe Bundestagu do të ndryshojnë mendje.

Me sa kuptoj unë, kancelari Scholz beson se Gjermania nuk është një fuqi bërthamore dhe se raketat Taurus janë sistemi më i fuqishëm i armëve në vendin e tij. Prandaj, mendoj se refuzimi i Gjermanisë për dërgesat e raketave Taurus ka të bëjë edhe me kërcënimet bërthamore të të fortit të Kremlinit, Vladimir Putin. Rusia ka më shumë armë dhe më shumë njerëz. Por Perëndimi i bashkuar ka sisteme moderne të armëve. Kjo do të lejonte që Rusia të mposhtet dhe Ukraina të fitojë”, tha lideri ukrainas.

Ai gjithashtu pranoi në intervistën e tij për Bild se po pret shumë shpejt në Kiev, ish-Presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka bërë presion për paqe në këmbim të territoreve, në raste se fiton në zgjedhjet e nëntorit.

Ish-presidenti amerikan ka pranuar ftesën e Zelenskit, por ende nuk është caktuar një datë për vizitën e tij në Ukrainë.

Pa ndihmën e Perëndimit, Ukraina do të rrezikonte të humbiste luftën me Rusinë”, përsëriti edhe një herë Zelensky.

Ai gjithashtu e bëri të qartë se edhe nëse vendi i tij mposhtet në këtë luftë, do të dëshironte të qëndronte në atdheun e tij: “Nuk mund të largohem nga vendi im. Në asnjë rast”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com