Kievi bombardon rajonet ruse, ka pushtuar 74 qyteza e fshatra

Ukraina shënjestroi rajonet ruse me raketa e dronë ditën e mërkurë, teksa forcat e Kievit avancuan edhe më thellë në territorin e shtetit fqinj. Në një akt që turpëron Rusinë, trupat ukraianase të cilat që prej 6 gushtit po çojnë përpara inkursionin më të madh në dekada, kanë marrë nën kontroll 74 qyteza e fshatra sipas kreut të ushtrisë.

Komandantët rusë pretendojnë se fronti në Kursk është stabilizuar, por sipas presidentit Zelenski trupat ukrainase vazhdojnë të avancojnë atje. Volodymyr Zelensky

“Kreu i forcave të armatosura Syrski, na raportoi për situatën në front dhe mbi operacionin që po zhvillohet në rajonin e Kursk. Në po zgjerojmë zonën e operacionit aktiv. Komandanti na tha se forcat tona po kontrollojnë 74 qyteza e fshatra në rajon”.

Edhe blogerë ushtarakë pro Rusisë, pranojnë se situata është e vështirë dhe se armiku po e rrit praninë në rajonin e Kursk. Moska ndërkohë, njoftoi se kishte shkatërruar 117 dronë ukrainas gjatë natë, kryesisht në rajonet e Kursk, Voronezh, Belgorod e Nizhny Novgorod.

Rusia bëri gjithashtu të ditur se kishte rrezuar edhe raketa, ndërsa tregoi bombarduesit Sukhoi Su-34 që shënjestronin pozicione ukrainase në Kursk.

Gjendja e emergjencës është shpallur edhe në rajonin tjetër të Belgorod, ku sipas autoriteteve lokale situata është ekstremisht e vështirë.

Guvernatori Vyacheslav Gladkov tha në një mesazh se sulmet ukrainase kanë shkatërruar banese kanë vrarë e plagosur civilë.

Presidenti Joe Biden, sakaq, në reagimin e tij të parë lidhur më inkursionin, pohoi se ai kishte krijuar një dileme të vërtetë për Putinin dhe se zyrtarët amerikane ishin vazhdimisht në kontakt me Ukrainën. Megjithatë Shtëpia e Bardhë u kujdes të theksonte se Uashingtoni nuk ishte njoftuar paraprakisht për operacionin dhe nuk ishte i përfshirë në të.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com