Aktorja Olta Gixhari pas përfundimit të Big Brother Vip ka hedhur pas krahëve mëritë me çiftin Kiara Tito dhe Luiz Ejlli.
Ajo me të mësuar shtatëzëninë e Kiarës nuk ka nguruar ta urojë atë.
Olta ka zbuluar se e ka uruar Kiarën dhe Luizin pas lajmit se do të bëhen prindër për herë të parë, duke ndarë me ndjekësit dhe mesazhin që i ka dërguar moderatores.
“Urime Kiara në rrugëtimin më të bukur në jetë. Zoti ju bekoi, ashtu qofshi gjithmonë”, i ka shkruar aktorja Kiarës, sipas asaj që zbuloi vetë Olta.