Argita Malltezi ishte e ftuar në “Off the Records” me Andrea Dangllin, ku foli edhe rreth mundësisë për të kandiduar si deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Teksa tregoi se ende nuk ka vendimmarrje prej saj për këtë çështje, vajza e ish-kryeministrit u shpreh se nëse do të kandidonte do të ishte pjesë e listave të hapura.
“Këtu nuk është një situatë normale. Nuk bëhet fjalë nëse PD do t’i fitojë zgjedhje apo jo. Çështja është a duhet të ngrihen strukturat e PD për t’i qëndruar këtij narkoshteti. Nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën. Opozita duhet të ngrihet dhe të bëjë qëndresë. Nuk duhet hequr dorë nga thirrja e njerëzve për të reaguar ndaj të keqes. PD jep shembullin e veprimit, por njerëzit duhet të ngrihen për veten e tyre. Kritikët e parë të Berishës sot janë ndjekësit e parë, ky është një hap i rëndësishëm. PD respekton diversitetin. Nuk kam marrë një vendim nëse do të kandidoj. Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot nuk do të kandidoja. Nëse do garoja do të isha pjesë e listës së hapur”, tha Malltezi në “Off the Records”.
/a.r