Pasditen e sotme, teksa qëndronte me Gracianon, me të cilin ndan të njëjtën paletë, Egla ka biseduar lidhur me jetën e saj në Gjermani.
Ajo shprehet se ka qëndruar për një vit dhe nuk donte të kthehej më në Shqipëri pasi këtu nuk shikonte asnjë fije dritë…
“Më duhej të kthehesha në Shqipëri prapë. Unë thashë në Shqipëri nuk kthehem, vetëm sikur të jem e vdekur. Më tmerronte ideja që mund të rrija këtu, sepse këtu nuk shihja asnjë fije dritë. Pasi bëj një vit aty, marr bagazhet, trenin dhe nisem…”