“Këta të tjerët janë tip paçavure”, deputeti i PD: Ne po bëhemi të gjithë qesharakë, por…

I ftuar në një emision televiziv, për të folur për ndryshimet në qeveri, ishte deputeti i PD, Saimir Korreshi.

“Elisa Spiropali ka qenë zëvendësuesja e Skëndërbeut, ose e deleguara e Skëndërbeut për interpelanca. Tani më duket se Skëndërbeu i ka dhënë vetëm kalin për të hypur atje lartë dhe për ta bërë çorap parlamentin.

Ideja është që mënyra sesi i keni parë ato fjalimet si “Liza në botën e çudirave”, që flet Elisa duke mbrojtur Skëndërbeun e tij. Unë mendoj që ajo çdo ditë do t’i mprehi shpatën e do të flas vetëm për Skëndërbeun. Po i përze të gjithë njerëzit nga mirësia. Këta të tjerët janë tip paçavure.

Ne po bëhemi të gjithë qesharak, po më qesharak po bëhet e gjithë Partia Socialiste. Të gjithë të korruptuarit duartrokisnin sepse i thoshte që do të paraqiteshin në SPAK.

Dëgjuan Ramën ata, thua ti se te inceneratorët apo te sterilizimet tek “Check upi” dhe të gjithë koncensionet në mjekësi që janë gati 500 milion euro, nuk dinte gjë ky shoku fare”, tha Korreshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com